Flash News

KRYESORE

Jonas Blue për Billboard: Era Istrefi ishte zgjedhje perfekte, ka nivelin e duhur

Jonas Blue për Billboard: Era Istrefi ishte zgjedhje perfekte, ka nivelin e

Viti 2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren Era Istrefi, i cili do mbahet mend për gjatë nga këngëtarja shqiptare. Kulmi ishte me këngën e Botërorit në Rusi, e cila performoi krahas emrave më të mëdhenj botëror.

Ditën e djeshme janë publikuar dy këngët e reja të Erës, bashkëpunime të dyja.

"Anything More" në bashkëpunim me Steve Aoki dhe "Purpose" me Jonas Blu, janë dy bashkëpunimet të cilat u publikuan ditën e djeshme. Të dyja këngët janë publikuar vetëm në versionin audio për momentin.

Era Istrefi është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit britanik dhe DJ Jonas Blue, krahas emrave si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.

Në një intervistë për “Billboard”, Jonas Blue u shpreh për Erën duke thënë:

“Era Istrefi ishte zgjedhja perfekte. Ajo kishte nivelin e duhur për stilin e kësaj kënge. Unë jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim, si dhe për produksionin final të këngës.”

 

Të fundit