Flash News

KRYESORE

Jonida Maliqi flet për ndarjen pas 17-vitesh nga bashkëshorti biznesmen

Jonida Maliqi flet për ndarjen pas 17-vitesh nga bashkëshorti

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për ndarjen nga bashkëshorti i saj biznesmen Gent Prizreni me të cilin ka dhe një djalë. Këngëtarja gjatë kësaj periudhe ka preferuar të qëndrojë në heshtje duke mos e komentuar aspak këtë situatë në jetën e saj.

E ftuar në “Top Albania Radio”, Jonida për herë të parë pranoi të fliste për këtë temë, por pa dhënë detaje.

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo.

Kujtojmë që Gent Prizreni është një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri. Përveç biznesit të ndërtimit, ai ka edhe një sërë biznesesh të tjera që operojnë në Tiranë e jo vetëm.Ai njihet gjithashtu edhe si kunati i një prej njerëzve më të pasur në vend, Zamir Manes.

 

Të fundit