Flash News

KRYESORE

Jonida Shehu: Nëse do më tradhtonte bashkëshorti do të kaloja në depresion

Gazetarja e njohur, Jonida Shehu, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ku veç të tjerash ka folur edhe për tradhtinë.

E pyetur nga prezantuesja e këtij emisioni Rudina Dembacaj, ajo është shprehur se nëse do ti ndodhte diçka e tillë do të binte në depresion.

Jonida gjithashtu ka theksuar se ajo është tepër e ndjeshme si tip dhe do ta përjetonte si një tronditje shumë të madhe.

“Do kaloja në depresion. Tradhtia, me këtë peshën e madhe që ka si fjalë merr vlerë kur ti nuk e pret. Kur ty të ndodh nga dikush që ke besuar verbërisht dhe në rrethana të tilla, tronditja do ishte shumë e madhe se jam tip shumë i ndjeshëm”, ka thënë gazetarja.

Pas largimit nga “Top Channel” Jonida Shehu ende nuk është shfaqur me një projekt të ri televiziv.

Të fundit