Flash News

KRYESORE

Jonida Vokshi bën ndryshimin drastik, nga brune kthehet në bjonde

Është pa dyshim një nga femrat më të bukura dhe më të hijshme të ekranit shqiptar. Moderatorja  dhe imazhi i “Digitalb”, Jonida Vokshi e njohur për thjeshtësinë e saj dhe ruajtjen e origjinalitetit prej vitesh, ndonëse një figurë e njohur publike, tashmë ka zgjedhur të bëjë një ndryshim rrënjësor në pamjen e saj.

Nga brune, kryesisht ngjyra të errëta natyrale, Jonida është kthyer në një bjonde. Bukuroshja, e cila me pamjen e re thuajse nuk njihet fare, e ka bërë vetë publike këtë lajm, duke hedhur një foto të saj me flokë të verdhë në rrjetet sociale.

Madje, pas ndryshimit ajo pyet ndjekësit e saj nëse duket më mirë me flokë të verdhë apo siç ishte.  

 

Të fundit