Flash News

KRYESORE

Jonida Vokshi e vendos ku do të jetojë, por Besniku ndërron qytet

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë nisur përgatitjet e dasmës, e cila pritet të jetë madhështore në shtator të këtij viti. Një muaj  më parë u përfol se duke qenë se Jonida po ndjek karrierën në Shqipëri dhe Besniku në Kosovë, ende nuk është vendosur se ku do të jetojnë si të martuar.

Por sipas postimit që ka bërë Jonida në Instagram, si duket problemi është zgjidhur. Ajo ndodhet në Prishtinë dhe krahas fotos shkruan: "Prishtina ime".

Ka qenë Ermal Mamaqi ai që ka ndërhyrë duke i komentuar:

“Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”

“Ermal Mamaqi, tani,Prishtina është e imja,Tirana e Besnikut. Kështu që tani e di ku më gjen”, i kthehet Jonida.

Të fundit