Flash News

KRYESORE

Jorge Jesus bën testin dhe nuk e di nëse ka Coronavirus, Flamengo ndërpret stërvitjet

Jorge Jesus bën testin dhe nuk e di nëse ka Coronavirus, Flamengo

Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus, dyshohet se është infektuar me Coronavirus.

Ai ka bërë testin, por nuk ka dalë krejtësisht i qartë dhe pritet që të bëjë një tjetër. Ndoshta trajneri e ka bërë testin me material në hundë ose me pështymën e gojës, prandaj po pret një rezultat të dytë.

Flamengo raportohet ka ndërprerë gjithçka, duke mbyllur të gjitha ambientet e klubit. Jesus është 65 vjeç. Arsyeja pse ai dyshon se ka Coronavirus është se një mik i tij, Mario Verissimo, u nda nga jeta disa ditë më parë pikërisht prej Coronavirus-it.

Të fundit