Flash News

KRYESORE

Jorginho mund të rikthehet në Itali, e thotë agjenti

Jorginho mund të rikthehet në Itali, e thotë agjenti

Jorginho dje ktheu në gol një penallti në fitoren 2-0 të Italisë ndaj Greqisë. Ai këtë sezon duket më mirë se vitin e kaluar. Pas kalimit te Chelsea bashkë me trajnerin Maurizio Sarri nga Napoli në vitin 2018, lojtari me origjinë braziliane bëri një sezon të parë të vështirë në Premier League. Gjithsesi, këtë sezon forma e tij është super.

Pas fitores së Italisë, agjenti i tij, Joao Santos, paralajmëroi se Jorginho mund të rikthehet në Itali. “Ka qenë një vit pozitiv për të. Ai po bën mirë për kombëtaren dhe mund të jetë lojtar kyç në Europian. Natyrisht, nuk ishte pozitive kur Giampiero Ventura ishte trajner i Italisë, por me Mancinin është bërë zgjedhja e parë në mesfushë. Sigurisht që ndihmon fakti që ai po shkëlqen me ekipin aktual".

Të fundit