Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Jorida Tabaku: Bujqësia në ditën më të keqe; qeveria uli në 3,5 milionë Euro buxhetin
Demokratja Jorida Tabaku në një reagim në Facebook denoncon uljen e fondit për mbështetje ndaj bujqësisë në 3.5 milionë Euro.
Sipas Tabakut, kjo ulje vazhdon të dëmtojë bujqësinë dhe është anormale. Ajo shprehet se Partia Demokratike ka një plan për Bujqësine ku 150 milionë euro do shkojnë në mbështetje direkte për fermerin, mbështetje për prodhimim, për punësimin e investime në infrastrukturë.
“Nuk mundet Shqipëria e bekuara e Zotit, me njerëz të ndërshëm e punëtore të marrë produktet bujqësore nga vendet fqinje”, shkruan Tabaku.
Reagimi i plotë:
Dje me VKM qeveria uli fondet per mbeshtjen ndaj Bujqesise ne nivelin me te ulet te 30 viteve te fundit. Askush nuk dha llogari se perse ky vendim uli ne 3,5 milione Euro shumen qe buxheti i shtetit do te kete tanime.
Kjo ulje vazhdon te demtoje bujqesine dhe eshte anormale. Pervec abuzimeve me shperndarjen e subvencioneve, pervec faktit qe asgje nuk shkon sot te fermeret individuale.
Sot, 50% perqind te popullsise qe jeton me bujqesine dhe qe mbajne 20% te PBB i hiqet cdo mbeshtetje me fonde publike.
Ky ndryshim i shpejte dhe i pajustifikuar vjen nen panikun e mbajtjes se PPP-ve, mungesa e te ardhurave ne buxhet ku vetem ne Janar te ardhurat jane 3,5 perq me pak se plani detyrojne qeverine te ule mbeshtetjen per fermerin.
Partia Demokratike ka nje plan per Bujqesine ku 150 milione euro do shkojne ne mbeshtetje direkte per fermerin, mbeshtetje per prodhimim, per punesimin e investime ne infrastrukture. Nuk mundet Shqiperia e bekuara e zotit, me njerez te ndershem e punetore te marre produktet bujqesore nga vendet fqinje!
Me 16 Mars fermeret do protestojne qe produktet e tyre te mos hidhen me rrugeve.