Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Jorida Tabaku: E tha edhe Komisioni i Venecias, ligji i 2015-ës nuk e kthen pronën
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se raporti i Komisionit të Venecias tregon qartësisht se se ligji i pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën, pasi sipas saj, ky ligj nuk është efiçent, nuk e njeh konceptin e pronës dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare.
Tabaku thekson se raporti i Venecias vë në dukje atë që opozita e përmend prej vitesh.
“Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit”, shkruan ajo në një postim në facebook.
Për ish deputeten e PD-së, kjo është një skemë e përdorur rëndom nga kryeministri Edi Rama gjatë kohës kur ka qenë kryetar bashkie i Tiranës, duke shtuar se ligjet speciale si ato mbi Teatrin, aeroportin e Vlorës etj, janë një cenim i rëndë i të drejtës së pronës dhe bëhen për të zaptuar këtë të fundit.
“Zaptimi i pronës private e publike, ligjet speciale që cënojnë të drejten e pronës, ligjet e teatrit dhe te aeroportit të Vlores që shkelin dhe MSA-në, ligje si ai i investimeve strategjike dhe korporatës së investimeve që janë qartazi klienteliste edhe kanë cënuar rëndë të drejtën e pronës”, shkruan Tabaku.