Flash News

KRYESORE

Jose Manuel Barroso: Mali i Zi, shumë shpejt anëtar i Bashkimit Europian

Jose Manuel Barroso: Mali i Zi, shumë shpejt anëtar i Bashkimit

Ish-presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso beson se Mali i Zi do të bëhet shumë shpejt pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës në forumin ‘Global Citizen’, i zhvilluar në vendin fqinj, Barroso nuk përcaktoi një datë të saktë, por theksoi se Podgorica dhe BE janë të përgatitura për këtë lëvizje.

“Nuk mund të përcaktojë nëse anëtarësimi do të ndodhë përpara 2025-ës, por shpresoj se Mali i Zi do të bëhet anëtar sa më shpejt të jetë e mundur. Administrata e vendit ka njerëz të aftë, të cilët mund të përballen me kriteret e BE-së”, tha Barroso.

Barroso tha se shpreson se Brukseli do ta tejkalojë krizën dhe do pranojë vende të reja.

Mali i Zi shihet si vendi i parë i mundshëm për t’u anëtarësuar në BE edhe nga pasardhësi i Barroso, Juncker, i cili e vendosi Podgoricën në krah të Beogradit si anëtarët e rinj të unionit.

Të fundit