Flash News

KRYESORE

Jose Mourinho hedh poshtë zërat e merkatos: Pogba qëndron tek United

Jose Mourinho hedh poshtë zërat e merkatos: Pogba qëndron tek

Trajneri portugez, Jose Mourinho, pavarësisht zënkave dhe debateve që ka pasur me Pogba, ka deklaruar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka pasur asnjë lëvizje në merkato për mesfushorin francez nga ndonjë klub apo nga agjenti i tij.

“Mund t’iu garantoj se unë nuk e dëshiroj largimin e Paul Pogba nga Manchester United. Edhe klubi dëshiron ta mbajë atë. Nuk ka pasur asnjë lëvizje në merkato për të nga ndonjë klub, apo edhe vet agjenti i tij. Për mendimin tim, ai qëndron këtu”, ka thënë Mourinho.

Kështu trajneri portugez ka hedhur poshtë zërat e merkatos, ku një ditë më parë u përfol se agjenti i Pogba, Mino Raiola, i kishte ofruar kartonin e futbollistit ekipit të PSG-së, Real Madridit dhe Manchester City-t.

Francezi 25-vjeçar ka luajtur 25 ndeshje në ‘Premier League’ këtë sezon dhe ka shënuar 6 gola, por fakti që Mohurinho nuk e grumbulloi në ndeshje të rëndësishme si ato të “Champions”, bëri që të përflitej për një krisje dhe largim nga United.

Të fundit