Jovic “tërbon” presidentin Vucic, flet i ati: Arrestojeni, por nuk ka dalë nga shtëpia

Luka Jovic është kthyer në një çështje shtetërore në Serbi. Ai theu urdhrin e Real Madridit dhe nuk qëndroi në karantinë si skuadra në Madrid, por drejt Serbisë për ditëlindjen e së dashurës para disa ditësh.

Në Beograd veprimi i tij nuk është pritur aspak mirë. Presidenti Vucic e kërcënoi me arrestim, nëse ai do të dalë nga shtëpia. Jovic u justifikua duke thënë se autoritetet nuk kanë udhëzimet e duhura.

Babai i yllit të Real Madridit ka dhënë një intervistë, ku shprehet se i biri nuk ka dalë nga shtëpia. “Luka po trajtohet si kriminel. Nëse duhet të shkojë në burg, le ta arrestojnë, por vetëm nëse është fajtor. Ai erdhi në Beograd dhe u fut në karantinë. Fotot që qarkullojnë, ku ai duket në rrugë, kanë disa muaj. Edhe e dashura e tij është në shtëpi”.