Flash News

KRYESORE

Jozefina Topalli, një mama që vuan në heshtje

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, është bërë shumë e ndjeshme dhe nostalgjike kohët e fundit. Po flasim për emocionet jashtë vijës politike.

Sot ajo ka postuar disa foto të vjetra dhe një dedikim të ndjerë për nënat. Duke qenë se është dhe vetë mama, e kupton mjaft mirë rëndësinë e kësaj dite.

“Gezuar festen e mamave!

Jane shtylla e familjes

Japin dashni pa pretendime

Vuajne ne heshtje

Dhe jane perhere gati me fal…

Edhe ne shtrat, si magneti na mbledh gjithe bashke…”,  shkruan Jozefina e cila nëpërmjet këtij postimi tregon sakrificat që bën një grua për familjen dhe fëmijët, duke iu referuar mamasë saj dhe vetës, si dhe çdo nëne tjetër e cila bën çdo ditë të njejtat sakrifica.

Të fundit