Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Jozefina Topalli sërish në PD? Paloka: Është anëtare e Këshillit Kombëtar, siç u larguan mund të vijnë vetë
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka folur për mundësinë e afrimit të Jozefina Topallit në Partinë Demokratike.
Gjatë diskutimit për hapjen e PD në “Open” në Top Channel, Paloka tha tha se Jozefina ka qenë një prej personave që ka folur më ashpër ndaj Lulzim Bashës, por është anëtare e Këshillit Kombëtar.
“Jozefina është anëtare e Këshillit Kombëtar, siç u larguan mund të vijnë vetë. S’mund të bëhet ftesë, kur për kaq vite ke qenë pjesë e rëndësishme të partisë. Ata janë pjesë e partisë. Është anëtare.
Ka 8 vite që i bëhet kjo ftesë të gjithëve, aq më tepër kur asnjë s’është përzënë nga Partia Demokratike. Unë e quaj hapje kur vijnë njerëz të rinj, që s’kanë pasur poste në PD. Kemi qenë aq të hapur sa shumë veta kanë dalë e kanë gjuajtur me gurë dhe pse kanë pasur privilegje të mëdha në PD. Jam kundër afrimit të tyre, por i jep të drejtë të propozohen. Janë njerëzit që duhen t’i zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë,”, tha Paloka.