‘Ju jeni urdhri nga lart’/ Diana Ziu letër publike Ramës: Vera Grabocka dhe Zhani Ciko u marrin frymën artistëve, prona e shtetit për ta si malli i babës

Kompozitorja Diana Ziu i ka shkruar një letër publike kryeministrit Edi Rama në lidhje me Festivalin e Këngës në RTSH, pas letrës që ajo i drejtoi Vera Grabockës.

Në letrën postuar në facebook, kompozitorja e njohur flet për abuzimet që Vera Grabocka dhe Zhani Ciko abuzojnë me pronën e shtetit. Ziu shkruan se ‘shoqja Vera dhe Shoku Zhani ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart’.

“Kush vallë i përkrah kaq shumë?

Ky e gjejnë atë forcë mbështetëse që duhet për të bërë si në mall të babës me pronën e shtetit, me 400 milion lek fonde, e më e rënda, me vetë krijimtarinë kombëtare.

z. Kryeministër, doni apo nuk doni ju, ju jeni “urdhri nga lart” për këtë kategori kuadrosht të realizmit socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me partinë, pa në djall të tjerat”, shkruan ndër të tjera kompozitorja Ziu.