Flash News

KRYESORE

“Ju do i jepni fund gjithçkaje, do ndaloni vazhdimësinë”, Sidrit Bejleri kundërshton përfaqësuesit e LGBT-së

“Ju do i jepni fund gjithçkaje, do ndaloni
Sidrit Bejleri është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Përveç talentit që e përfaqëson dhe të gjithë jemi në dijeni për të sepse i ka dhënë provat dhe e kemi parë, ai shpesh herë bëhet dhe pjese e kauzave dhe e debateve publike, duke i qëndruar besnik asaj që mendon. Në këtë valë diskutimesh për LGBT, grupimi i të cilave ka nisur fushata ndërgjegjësuese në shkolla, ka reaguar edhe Sidiriti. Ai thotë se ata do ndalojnë së ekzistuari vazhdimësinë. “Jo! Sepse më vonë do kërkoni të birësoni fëmijët e dikujt tjetër, që vetë normalisht nuk mund t’i përftoni pa u çiftëzuar me gjininë e kundërt dhe kështu rrezikoni të hapni një vrimë në varkën që quhet Botë dhe kështu t’i jepni fund gjithçkaje, të ndaloni së ekzistuari atë që quhet vazhdimësi,” shkruan Sidriti në videon që ka postuar në Instagram, ku shihet përfaqësuesja e LGBT-së Xheni Karaj e ftuar në Top Show.

Të fundit