Flash News

KRYESORE

A ju mungon Ilir Meta në LSI, si përgjigjet Edmond Panariti

Ish-ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka qene i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”.

 Ai foli për drejtimin e LSI-së nga Monika Kryemadhi dhe mungesa e Ilir Metës duke u shprehur se në kohën e duhur Kryemadhi dhe Meta morën detyrat e duhura.

 “Kryemadhi është një politikanë në karrierë, ajo ka qenë themeluesja e LSI-së  dhe ka qenë deputete në të gjitha legjislaturat. Kryemadhi e njeh shumë mirë politikën.

 Meta gjithashtu është themelues i LSI-së dhe në Momentin e duhur dhe e në kohën e duhur ai u bë  President. Vendit i duhej një intelektual si ai”, u shpreh Panariti.

Panariti foli edhe për zhvillimet dhe infrastrukturën në bujqësi dhe nëpër  fshatra duke thënë se zhvillimet urbane nuk janë vetëm pemët e mbjella, por janë zhvillime  në fshatra dhe infrastruktura në bujqësi dhe blegtori.

Siguria ushqimore ushqimore është shumë e rëndësishëm, qasja jonë ka qenë mënyra si duhet trajtuar, duke u nisur që nga monitorimi në momentin që  prodhohet deri në momentin e servirjes në pjatat e konsumatorëve.

Të fundit