Flash News

KRYESORE

Juan Guaido bën thirrje për grusht shteti në Venezuelë

Juan Guaido bën thirrje për grusht shteti në Venezuelë

Në Venezuelë, udhëheqësi i opozitës dhe njëkohësisht president i përkohshëm i vetëshpallur, Juan Guaido e nxiti sot popullin venezuelian të dalë në protesta dhe të mbështesë ushtrinë në përpjekjet për ta larguar nga pushteti Presidentin Nicolas Maduro, dhe të rifitojnë lirinë”.

Guaido publikoi një video të Twitter, ku ai është duke i folur një grupi ushtarësh dhe politikanit të opozitës, Leopoldo Lopez, i cili është nën arrest shtëpiak.

Guaido tha se ushtria ka marrë vendimin e duhur dhe do të jetë në anën e duhur të historisë.

Pak kohë më vonë, Ministri i Informacionit i Venezuelës Jorge Rodriguez tha se qeveria e Maduro ishte duke u përballur me një "përpjekje për grusht shteti" të vogël të udhëhequr nga "tradhtarët" në ushtri dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino tha se ushtria ishte e vendosur "në mbrojtje" të Maduros.

Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera kanë njohur Guaidon si president. (Voa)

Të fundit