Flash News

KRYESORE

Jul Deda zbulon të vërtetën e mungesës së Ramës në foton me liderët e rajonit

Të gjithë e vunë re mungesën e kryeminstrit Edi Rama, në foton familjare të liderëve të rajonit me zëvëndëspresidentin amerikan Mike Pence në Samitin e Kartës së Adriatikut. Megjithatë të vërtetën e kësaj mungese e ka zbuluar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda. Nëpërmjet një postimi në facebook, Jul Deda me dozat e tij të humorit ka postuar një foto ku tregon se Edi Rama në të vërtetë ishte “autori” i fotos. Ndërsa vijon më tej duke ironizuar kryeminstrin me etiketimet për “mediat e kazanit”.

LAJMI i FUNDIT

Zbardhet e verteta e fotos se Kryeministrave te Ballkanit me zv.Presidentin e SH.B.A. z. Pence. Te poshtrat media te kazanit dhe te painformuarit gazetare, qe mbushin kazanet me lajme plehra, nxorren dje lajmin se Kryeministri yne, lideri planetar, ylli, grupi, artisti dhe njishi yne, na qenka perjashtuar nga fotografia per shkak te atleteve te bardha. 

Por e verteta doli shume shpejt. Ne momentin e fotografimit, sapo Kryeministrat u rreshtuan, rane dakort, qe foto te jete artistike. Dhe kush eshte artisti i vetem aty? Eshte pikerisht njishi, bobi, mbreti, lideri yne galaktik me tuta, Ed nona. Dhe Kryeministrat therriten ne kor, "foton ta beje Ed Lideri" dhe e perseriten disa here kete thirrje. Edi yne u vu ne seder dhe shkrepi foton. 

Kjo eshte e verteta more ju, qe e shihni goten gjysme bosh. Turp t'ju vije, qe hidhni balte mbi Edin, mbi ate, qe po ndryshon boten, mbi supersajanin, hulkun, Chuch Norrisin tone dhe akoma me keq mbi atletet e tij te bardha. Mosmirenjohesa. Yyyyttttt....!

P.s. Foto e meposhtme eshte ekskluzive. Kush e vjedh ka 24 ore kohe te shkoje e te dorezohet vete ne polici.

Të fundit