Julka Gramo tregon se si Andi humbi ditëlindjen e djalit dhe u bashkua në pjatën e tretë me tuta

Julka Gramo nuk është shumë pro daljeve publike, por atëherë kur i bën ka gjithmonë vëmendje ndaj këngëtares dhe moderatores.

E ftuar në emisionin e pasdites në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Julka ka treguar për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Dj Andin dhe dy djemve të tyre Ian dhe Greg.

Julka rrëfeu se ajo përpiqet të jetë sa më shumë në jeten e djemve të saj:

“Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve.”

Por, Julka pranoi se ka patur edhe nga ato momente kur Andi nuk ka mundur të jetë i pranishëm dhe ajo është mërzitur. Ajo tregoi rastin e festës së ditëlindjes së djalit të madh Ian, festë në të cilën Andi nuk kishte mundur ta arrinte në kohë.

“Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta.”