Flash News

KRYESORE

Junçaj: Populli shqiptar e meriton drejtësinë, SHBA do t’i mbështesë në luftën ndaj krimit

Junçaj: Populli shqiptar e meriton drejtësinë, SHBA do

Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri mendon se populli shqiptar e meriton që në vend të përfundojë njëherë e përgjithmonë kultura e pandëshkueshmërusë. Për më tepër që në krah të shqiptarëve është edhe SHBA-ja, që pret që premtimi i dhënë në 2016-ën, të mbahet.

“Besoj që populli shqiptar e meriton. Ne si SHBA jemi krah për krah me popullin shqiptar gjithmonë, prej ditës së pavarësisë më shumë se 100 vite më pare e deri sot, dhe në vitet që do vijnë gjithmonë do të jemi krah për krah me popullin shqiptar. Ne presim që premtimi që u dha në 2016-ën, për sa i takon reformës në drejtësi, të mbahet. Ne si SHBA jemi gati për të ndihmuar me zbatimin e këtij premtimi, jemi krah për krah me popullin shqiptar dhe presim që ky premtim të përmbushet.”, tha ai në një intervistë në “Zërin e Amerikës”.

Junçaj ka besim se e strukturat e reja të drejtësisë kanë burimet e nevojshme financiare apo kapitalin e duhur njerëzor për t’u përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Shtetet e Bashkuara përmes Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë do të investojnë miliona dollarë në trajnime dhe sigurimin e burimeve teknike për SPAK-un. Do të ketë gjithashtu ekspertë të Departamentit të Drejtësisë atje për t'i ndihmuar. Kështu që ata do të kenë aftësinë për të bërë punën që duhet të bëjnë. Natyrisht që prova e vërtetë dhe që presim është nëse puna do të bëhet. Dhe mendoj se populli shqiptar pret që kjo të ndodhë. Prokurorët e rinj, kryeprokurori i ri dhe të gjithë prokurorët dhe hetuesit e tjerë u vetëofruan dhe e pranuan vetë atë përgjegjësi dhe njerëzit duhet të presin që ata ta bëjnë këtë. Ata duhet t’i përmbahen atij standardi që kanë pranuar.”

Të fundit