Flash News

KRYESORE

Junçaj: SPAK nuk është 10 prokurorë, kemi nevojë për BKH-në

Junçaj: SPAK nuk është 10 prokurorë, kemi nevojë

Gjon Junçaj, prokurori federal amerikan që ndihmoi në kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, mendon se duhet ende kohë që reforma në drejtësi të nisë e të funksionojë normalisht. Por sipas tij, kur jo të ndodhë, do të bëhet shumë e vështirë për zyrtarët e lartë që të përfshihen në akte korrupsioni.

“Le të jemi të qartë për diçka. Ajo që ka nisur nga puna është zyra e Prokurorit të Posaçëm. SPAK-u është më shumë se kaq. Ne kemi gjithashtu nevojë për Byronë Kombëtare të Hetimit, krahu hetues i SPAK-ut, si dhe gjykatat e SPAK-ut. Ky është SPAK-u! Nuk është vetëm tetë apo 10 prokurorë, është më shumë se kaq. Mendoj se ky është një hap i parë i rëndësishëm, për të cilin u desh shumë kohë për të arritur deri këtu.

Por po aq e rëndësishme mendoj është, nëse pyesni prokurorët në Shtetet e Bashkuara ose në Shqipëri, ata do t'ju thonë se kemi nevojë për këta hetues dhe ky është hapi tjetër që duhet të presim. Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit do të jenë atje për të ndihmuar në këtë proces”, tha ai për “Zërin e Amerikës”.

Të fundit