Flash News

KRYESORE

Juncker kritik për mediet: Mos përmendni gazetat, dikush shkruan dhe të tjerat e citojnë

Juncker kritik për mediet: Mos përmendni gazetat, dikush shkruan dhe

Në një konferencë të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Rama foli në lidhje me përparësitë që ka bërë Shqipëria dhe në përmbushjen e kritereve të vendosura nga BE.

I pyetur nga gazetari se si i komentoni lajmet në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri dhe përfshirjen e një ish-ministri në trafikun ndërkombëtarë të narkotikes, të cituara këto në disa gazeta ndërkombëtare,  presidenti Juncker u shpreh se gazetat nuk duhet të merren për referim.

“Mos përmendni gazetat, dikush e shkruan e para dhe të tjerat e citojnë ata. Dua që Shqipëri atë bëhet pjese e BE, dhe do propozoj për hapjen e negociatave. Më bën përshtypje që në këtë mundësi unike që keni, ju prireni të komentoni negativisht Shqipërinë.

Duke pasur parasysh progresin në Shqipëri, nëse do të vazhdojmë në këtë ritëm atëherë mund të them se do të hapen negociatat për Shqipërinë”, u shpreh Juncker.

Të fundit