Flash News

KRYESORE

Junker në Shkup: Maqedonia është në rrugë të drejtë

Junker në Shkup: Maqedonia është në rrugë të

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e nisi nga Shkupi turin e takimeve në rajon. Në konferencën për mediat, së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Junker u shpreh se nuk ndodhej aty për të  të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në, por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë.

Kreu i Komisionit Europian u shpreh se Maqedonia kohët e fundit ka bërë shumë reforma të cilat kanë habitur botën por nuk preferoi të bënte asnjë koment sa i takon negociatave që po zhvillohen mes Greqisë dhe Maqedonisë sa i takon çështjes së emrit.

Nga ana e tij, Zaev u shpreh i bindur se në qershor vendi do i nis bisedimet për integrim në BE dhe tha se kanë mbetur edhe pak aktivitete kyç që ky të jetë një vend historik për Maqedoninë.

 

Të fundit