Flash News

KRYESORE

“Junta ushtarake”, Rama-Metës: Zoti President, rri i qetë sepse jemi vend i NATO-s

“Junta ushtarake”, Rama-Metës: Zoti President, rri i qetë

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi se ishte i gatshëm të sakrifikohej sesa ta linte vendin në duart e një junte ushtarake. Nga mitingu i organizuar sot në Tiranë, Rama se deklaratat e Metës vijnë për shkak se ai ndihet i papërfaqësuar edhe nga LSI-ja.

Sipas kreut të ekzekutivit, presidenti duhet të rrijë i qetë përsa kohë Shqipëria është anëtare e NATO-s.

“LSI-ja nuk përfaqëson më as Ilir Metën. Ilir Meta ndihet kaq i papërfaqësuar sa i duket se një juntë ushtarake do të sulmojë pallatin presidencial. Zoti President e di që më dëgjon, rri i qetë, jemi dhe do të mbetemi vend i NATO-s. Nëse nuk më beson mua, ti beson Pandin. Të garantoj se sa të kemi Pandin, ky vend nuk del nga NATO. Në fund të ditës, fundi politik i Lulit dhe Monikës nuk duhet të jetë problemi i imi, i joti dhe i yni. Sistemit të kërcënimit të sistemit demokratik të tyre, zoti President, ne bashkarisht si vend i NATO-s, do t’i përgjigjemi si ushtarë në mbrojtje të demokracisë. Rri i qetë dhe mos i ço më në mend ato të tjerat se na hutove” u shpreh Rama.

Të fundit