Flash News

KRYESORE

Juria e Shqipërisë tregon se kujt do t`i japë 12 pikët sonte në finalen e Eurovision

Juria e Shqipërisë tregon se kujt do t`i japë 12 pikët sonte

Sonte në mbrëmje në orën 21:00, në Lisbonë të Portugalisë, zhvillohet nata finale e Eurovision. Në gjithë historinë e këtij festivali, besojmë se ky edicion është më i ndjekuri nga shqiptarët edhe për faktin se konkurrojnë tre shqiptarë për tre shtete të ndryshme.

Të tre janë ndër këngëtarët më të lakuar në këtë festival dhe përveçse për origjinën ata kanë këngë fantastike dhe paraqitja e të treve është dinjitoze.

Llogaritja e pikëve për fituesin bëhet me një juri profesioniste nga të gjitha shtete si dhe votat e publikut. Ashtu si çdo shtet dhe Shqipëria do votojë për këngët që garojnë në këtë finale.

I ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” komentatori i Eurovision , Andi, , pasi u pyet nga prezantuesit e emisionit se kujt do t`ja japë pikët Shqipëria, ai u përgjigj:

“Shumë herët për ta thënë. Mbetet për t`u parë. Ne ia kemi dhënë shpesh Italisë dhe kjo shpesh na është bërë si kritikë, por ne jemi mësuar dhe na është rrahur shumë veshi me muzikën italiane dhe  ekemi më të lehtë për ta kuptuar dhe për ta pëlqyer muzikën italiane. Po siç tha Ermali, po nuk ia dhatë vëllaut, kur do t`ja jepni më,”- duke nënkuptuar se pikët maksimale do të shkojnë për Italinë, për këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro.

Të fundit