Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Juristi flet për përgjimet e reja: Përdorimi i parave në zgjedhje ka shkaktuar tërmetin për të cilin flet Damian Gjiknuri
Juristi Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat u ndal te përgjimet e reja të gazetës Bild. Gjata theksoi se nga biseda e Damian Gjiknurit me Imer Lalën dhe ajo e Imer Lalës me të nipin, kuptohet qartë përdorimi i parave në zgjedhje, madje aq shumë janë hedhur, sa siç shprehet Gjiknuri shpesh, kanë shkaktuar “tërmet”.
“Mënyra sesi flasin tregon bashkëpunimin për vjedhjen e zgjedhjeve me përfshirjen e shumë personave. Janë Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, është Krashi që u bë drejtor i OSHEE, Drini Reçi Drejtor Arsimor i Dibrës, është Bert Aga, shef i komisariatit, është Imer Lala, që i drejton të gjithë këta, si dhe Damian Gjiknuri, shefi politik i bandës. Fakti që janë dhënë para, i përfshin këta në dispozitën e Kodit Penal 328/a, që, ndëshkohet nga 1 në 3 vjet burg”- u shpreh Gjata.
Video/ Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet e ke bo. Imer Lala: Po më shkrunte ‘ai robi’