Flash News

KRYESORE

Juristi Kume vetë-ofrohet për zgjidhjen e krizën: Platforma ime sjell paqe

Juristi Kume vetë-ofrohet për zgjidhjen e krizën: Platforma ime

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shprehet se ka një plan konkret për të zgjidhur krizën politike në vend, të cilin do t’ua propozojë partive politike. Në emisionin ‘Argument’, Kume u shpreh se plani i tij konsiston në zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, që sipas tij, kanë ndikuar në “katandisjen e vendit në këtë pikë”.

“Kam nisur punën së bashku me disa kolegë dhe jam shpresë-plotë që mund ta bëjë. Të mblidhemi të gjithë së bashku, shoqëria civile, akademikë dhe t’iu kërkojmë partive politike të bëhen pjesë me ne dhe të realizojmë reformën legjislative, veçanërisht për të zhbërë ndryshimet e 2008-ës. Të trajtojnë çështje të kuvendit, të presidentit, i cili sot zgjidhet vetëm me 71 vota, të zgjidhet nga populli. Nuk duhet lënë që të realizohet nga ata të dy. Duhet të ulen në tavolinë me ne. Shumë shpejt do dalim me propozim konkret pasi situata është alarmante”, sqaroi Kume.

A ka zgjidhje? - Kristaq Kume në “Argument”: Kam gati një plan konkret për të propozuar on Vidnews.

 

Të fundit