Flash News

KRYESORE

Justifikohet me mospraninë e Bashës, Balla refuzon të përballet me trupin gjykues

Justifikohet me mospraninë e Bashës, Balla refuzon të

Ditën e sotme ishte përballja e parë e përcaktuar mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Balla e akuzon Bashën për shpifje për 3.4 mln eurot e kapura në portin e Durrësit.

Balla ditën e sotme, ndonëse ishte jashtë gjykatës, ka refuzuar të përballet me trupin gjykues, me pretekstin se nuk ishte i pranishëm kryedemokrati Lulzim Basha.

“Lulzim Basha nuk është parqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u përballur me mua për shpifjen që ka hedhur. Nëse Basha do të kishte burrëri do i drejtohej ai Prokurorisë. Ju e dini që në rast të dijenisë për një krim është detyrë e qytetarit që të shkojë në Prokurori. Thotë që ka shkuar në SHBA, që i sugjeroj, se nëse nuk është trilli i radhës… ka një detyrim përpara ligjit amerikan, të japë përgjigje për aferën ruse”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi, “kjo është një seancë e parë. Unë dua të përballem me Lulzim Bashën, sesa një përballje mes avokatësh. Do ta pres edhe nëse vonohet nga Amerika. ..”

Kujtojmë që Basha akuzoi Ballën si porositës të parave. Pas zhvillimit të operacionit, Balla e kallëzoi Bashën penalisht, duke e akuzuar për shpifje në Kuvend dhe për nxjerrje të sekretit hetimor.

Të fundit