Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Justin Bieber-it nuk po i ecin shumë mirë gjërat dhe sikur të mos mjaftonin problemet shëndetësore që ka me depresionin, tani akuzohet dhe për shkatërrimin e një kanioni të veçantë në Islanë.
Në vitin 2015, këngëtari kanadez xhiroi klipin e këngës "I`ll show you" në vendin e njohur si Fjaðrárgljúfur dhe këtë javë një përfaqësues i Agjencisë Mjedisore të Islandës tha se, videoja e Justin është arsyeja për fluksin e madh të vizitorëve të kanionit, i cili nuk njihej shumë më parë.
Por fluksi i madh i turistëve shkatërroi vegjetacionin e tij të brishtë, duke i detyruar autoritetet lokale ta mbyllin.
Kanioni do të jetë i mbyllur për vizitorët deri në qershor, me shpresën se rrugicat dhe bimësia do të përmirësohen.