Flash News

KRYESORE

Justin Bieber kërkon falje publikisht për gënjeshtrën e 1 prillit

Justin Bieber kërkon falje publikisht për gënjeshtrën e 1
Gënjeshtra e Justin Bieber për 1 prill ishte se bashkëshortja e tij po pret një fëmijë. Por kjo u prit shumë keq nga fansat të cilët e akuzuan se është një shaka e tepruar dhe se shumë njerëz në gjithë botën prej vitesh luftojnë të kenë fëmijë dhe pa rezultat. Sipas fansave, kjo mund të ketë lënduar atë kategori njerëzish. Për këtë, Bieber ka kërkuar falje duke thënë në një postim në Instagram: “Gjithmonë do të ketë njerëz që ofendohen, njerëz që nuk i kuptojnë shakatë, unë jam një person që bëj shaka dhe kjo ishte gënjeshtra e 1 Prillit. Nuk do të thotë që jam i pandjeshëm ndaj njerëzve që nuk mund të kenë fëmijë. Shumë njerëz që unë njoh, si gënjeshtër të parë për 1 Prillin kanë që t’u tregojnë prindërve që janë shtatzënë, për të parë reagimin e tyre. Por unë gjithsesi do të kërkoj falje dhe do të marr përgjegjësinë dhe do t’u kërkoj ndjesë njerëzve që u ofenduan. Me të vërtetë që nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka… Është si atëherë kur i hodha tortë në fytyrë motrës sime të vogël për ditëlindje, duke menduar që do të qeshte, por ajo qau.  Ndonjëherë nuk e dini se çfarë do të lëndojë ndjenjat e dikujt, jo për të krahasuar shtatzëninë me tortën në fytyrë, por vetëm për të dhënë idenë se nuk dihet çfarë mund të të lëndojë. Disa mund të kenë qeshur, por disa mund të jenë ofenduar…”.
 
View this post on Instagram
 

There’s always gonna be people offended, there’s also people who don’t take jokes very well, I am a prankster and it was APRIL FOOLS. I didn’t at all mean to be insensitive to people who can’t have children. A lot of people I know, their first go to prank on April fools is telling their parents they are pregnant to get a big reaction. But I will apologize anyway and take responsibility and say sorry to people who were offended. I truly don’t want anyone to be hurt by a prank.. it’s like when I shoved cake in my little sisters face for her birthday expecting her to laugh but she cried. You sometimes just don’t know what will hurt someone’s feelings not to compare pregnancy with cake in the face but it’s just to paint the picture of not knowing what will offend. Some might have laughed but some were offended .. I think With pranks u sometimes have to roll that dice. #prankster #dennisthemenace #sorry #truly

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Të fundit