Flash News

KRYESORE

Justin Bieber tregon pse ai dhe e fejuara tij u panë të përlotur në rrugë

Prej disa ditësh këngëtari kanadez, Justin Bieber, është parë të përlotet disa herë. E për këtë fansat e tij janë shumë të shqetësuar, për të kuptuar arsyen.

Por i ngacmuar nga paparacët e “TMZ” Justin sqaroi për herë të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Ke ditë të mirë në jetë dhe ditë të këqia. Asgjë nuk është e vërtetë nëse nuk ekzistojnë edhe ditët e këqia” – tregoi Justin.

I njëjti paparac e ngacmon sërish dhe e pyet për librin që mban në dore dhe Justin i përgjigjet:

“Kuptimi i martesës: Të përballesh me kompleksitetin e angazhimeve nën Udhëheqjen e Perëndisë”

(titulli i librit)

Kjo na bën të mendojmë se Bieber e ka marrë shumë seriozisht martesën.

Të fundit