Flash News

KRYESORE

Justin për Selenën: Është femra e vetme me të cilën dua të kaloj jetën

Justin për Selenën: Është femra e vetme me të

“Është femra e vetme me të cilën dua të kaloj jetën”, kështu mësohet të ketë thënë këngëtari Justin Bieber për Selena Gomez, e cila tashmë i ka dhënë një mundësi për të kalaur kohë me njëri-tjetrin.

Sipas People, e vetmja gjë që po i mban pezull, është një "po" zyrtare nga Selena.

"Justin po përpiqet shumë. Të kalojë një javë të tërë me Selena-n për të është një ëndërr",-është shprehur një burim i afërt i Bieber.

"Ai po përpiqet t'i bëjë gjërat ngadalë, por ende nuk po funksionon. Gjithsesi, ai është shumë i lumtur, që po kalon kohë me të. Ai po pret që Selena t'i thotë zyrtarisht që ata janë sërish bashkë. Ai nuk po nxitohet, pasi me zemër ai e di që ata janë rikthyer sërish bashkë",-ka vazhduar më tej burimi.

Justin dhe Selena kanë pasur një histori të bukur dashurie, e cila ka zgjatur plot 4 vite. Së fundmi Selena Gomez, ishte në një lidhje me The Ëeeknd, po kjo histori përfundoi pasi Justin u fut sërish në jetën e Selena-s.

Të fundit