Flash News

KRYESORE

Juve-Inter-Roma, betejë për një sulmues 24-vjeçar

Juve-Inter-Roma, betejë për një sulmues 24-vjeçar

Mario Mandzukic nuk ka më vend te Juventusi. Sulmuesi kroat do të largohet në merkaton e janarit, sepse trajneri Maurizio Sarri nuk e sheh pjesë të skemave të tij as me sistemin 4-3-3, as me sistemin 4-3-1-2.

Sarri mësohet se ka një preferencë tjetër. Ai do një lojtar i cili lëviz mirë me topin në këmbë dhe jep garanci para porte. Mediat italiane raportojnë se i përzgjedhuri i momentit nga kampionët e Italisë është Andrea Petagna.

24-vjeçari ka shënuar 3 gola këtë sezon me SPAL-in. Interes për të kanë edhe Interi dhe Roma, por Juventusi duket në avantazh. Kjo betejë për sulmuesin e talentuar do të jetë interesante në merkaton e janarit.

Të fundit