Flash News

KRYESORE

Juve, Interi është ende aty! Zikaltrit mposhtin Udinesen me dy gola të Lukakut

Juve, Interi është ende aty! Zikaltrit mposhtin Udinesen me dy gola

Romelu Lukaku sonte i dha një fitore të rëndësishme Interit kundër Udineses në kampionat. Sulmuesi belg shënoi dy gola për zikaltrit, të cilët triumfuan me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por 45 minutat e dyta qenë mjaft produktive. Lukaku dhuroi spektakël dhe bindi tifozët se vijon të jetë lojtar me peshë i Interit. Fillimisht ai shënoi një gol të bukur në minutën e 65-të, ndërsa në të 72-n ktheu në gol një penallti.

Skuadra e trajnerit Antonio Conte tashmë shkon në kuotën e 51 pikëve, 3 më pak se Juventusi kryesues. Llogaritë e titullit ende nuk kanë mbaruar...

Të fundit