Flash News

E-TJERA

Juventus-Barcelona, fitim rekord me bileta që u shitën në pak kohë

Juventus-Barcelona, fitim rekord me bileta që u shitën në pak

Sfida e shumëpritur në Champions League midis Juventusit dhe Barcelonës  e cila do të zhvillohet më11 prill  ora 20:45 në Torino ka bërë biletat të shiten në një kohë rekord . Në sfidën e Torinos, ndaj formacionit katalanas pritet një dyndje masive e tifozëve.

Më 11 prill, në “Juventus Stadium” zbarkon skuadra “blaugrana” dhe nuk mund të ishte kërkesë më e madhe për biletat, sesa 90-minutëshi i parë ndaj Lionel Messit e Neymarit. Biletat e fundit të disponueshme u shitën në pak orë dhe pritet që në Champions, tifozët bardhezinj të ofrojnë një koreografi spektakolare.

“Pas fazës së dedikuar abonimeve sezonale, ishin të mjaftueshme vetëm pak minuta në hapjen e fazës së shitjeve për të ezauruar çdo mundësi të mundshme për të qenë në stadium”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Përveç shitjes së shpejtë të biletave për çdo vend në impiantin unik torinez, është thuajse i sigurtë një rekord i ri fitimesh për “Juventus Stadium”.

Xhiroja totale do të shkojë në më shumë se 3 milionë e 305 mijë euro, që ishte dhe rekordi i vendosur në gjysmëfinalen e bardhezinjve ndaj Realit të Madridit në vitin 2015, ajo që më pas i hapi rrugë finales së madhe të Berlinit.

Të fundit