Flash News

KRYESORE

Juventus frikë nga arrestimi i Ronaldos, anulon turneun në SHBA

Juventus frikë nga arrestimi i Ronaldos, anulon turneun në SHBA

Klubi i Juventusit ka anuluar turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për versionin aziatik të Kupës Ndërkombëtare të Kampioneve, gjë të cilën mediat e huaja e kanë lidhur me frikën e arrestimit të Ronaldos pas skandalit të përdhunimit të modeles amerikane, Catherine Mayorga.

Para një javë, media “New York Times” publikoi lajmin se ekipi torinez i druhej faktit se Cristiano Ronaldo mund të ndalohej nga autoritetet sapo të shkelte në tokën amerikane për shkak të hetimit në lidhje me akuzat për përdhunim.

Ndërkohë, gjithçka është konfirmuar me prezantimin zyrtar në Singapor, të katër skuadrave që do të marrin pjesë në edicionin 2019 të ICC.

Bashkë me Juventusin, në këtë turne do të luajnë Inter, Tottenham dhe Manchester United.

Ndërkohë,  "Zonja e Vjetër" e lidh zgjedhjen për spostimin në Singapor të turneut veror me marketingun, por ky version nuk bind mediat italiane, të cilat shkruajnë se arsyeja kryesore e këtij vendimi ka të bëjë pikërisht me akuzat dhe hetimet në SHBA të portugezit Ronaldo.

Të fundit