Pasi arritën të transferonin Cristiano Ronaldon duke bërë kështu blerjen e “shekullit”, klubi i Juventusit po mendon të sjellë në ekip edhe sulmuesin e Liverpool-it, egjiptianin Mohamed Salah.
Sipas atyre që shkruan “The Guardian”, drejtuesit e Juventusit kanë kontaktuar 26-vjeçarin, për të cilin ekipi nga Torino duhet të paguajë të paktën 175 milion euro.
Kjo është një shumë e madhe të cilën, sipas medias angleze, Juve kërkon ta minimizojë duke futur në tratativa edhe Paolo Dybala.
Mohamed Salah zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpool-in vitin e shkuar duke dërguar të kuqtë deri në finalen e Champions League. Edhe këtë sezon Salah ka arritur të shënojë 17 gola në Premier League, 3 në Champions dhe 8 asist.
Discussion about this post