Flash News

KRYESORE

Juventusi "all in" për Pogbanë, para dhe kartonin e yllit të mesfushës

Juventusi "all in" për Pogbanë, para dhe kartonin e yllit

Juventusi duket i bindur për të rikthyer Paul Pogbanë në ekip. Kampionët e Italisë besojnë tek ish-lojtari i tyre dhe duan ta rrëmbejnë. Francezi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe lëvizja nuk është aspak e pamundur.

"Zonja e Vjetër" është gati të ofrojë kartonin e Adrian Rabiot dhe para në këmbim të kampionatit të botës. Mesfushori i ardhur nga PSG nuk ka bindur, prandaj italianët mund ta përdorin në lëvizje.

Pogba nuk është më i pashitshëm për anglezët. Ai nuk ka dhënë shumë këtë sezon, pasi ka qenë i dëmtuar. Forma e tij nuk ka qenë më e mira dhe ka patur përplasje dhe me tifozerinë.

Të fundit