Flash News

KRYESORE

Juventusi habit me vendimin, Buffon mëson të ardhmen

Juventusi habit me vendimin, Buffon mëson të ardhmen

Portieri Gianluigi Buffon do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit dhe për sezonin e ardhshëm. Veterani mund të rinovojë kontratën me drejtuesit e klubit italian.

"Zonja e Vjetër" mund t'i ofrojë rinovimin portierit legjendar. Gjasat janë që futbollisti të rinovojë, pavarësisht se ka 42 vite mbi shpatulla. Shtatlarti nuk ka ndërmend të dorëzohet në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit nga krahu tjetër besojnë se futbollisti ka ende shumë për të dhënë dhe Juvja do ta mbajë në skuadër. Sarri ka dhënë miratimin e tij për këtë situatë.

 

Të fundit