Flash News

KRYESORE

Juventusi humbi në fushë, Bonucci u kap me Matuidinë

Juventusi humbi në fushë, Bonucci u kap me Matuidinë

Juventusi humbi në mënyrë të papritur me ekipin e Lyonit në Francë me rezultatin 1-0. Skuadra italiane dështoi, ndërsa pas ndeshjes mbrojtësi Leonardo Bonucci, foli për humbjen.

"Gabuam shumë në pjesën e parë, ku ishim të dytët në gjithçka. Në ndeshje të tilla paguan për gabimin më të vogël. Në pjesën e dytë ata nuk gjuajtën një herë të vetme në portë, pasi panë Juventusin e vërtetë.

"Na goditën kur ishim me dhjetë lojtarë në fushë. Gjithsesi tani le të mendojmë fillimisht për ndeshjen e së dielës dhe duhet ta përmbysim këtë rezultat në ndeshjen e kthimit.

"Ishim shumë të gjatë në fushë dhe repartet ishin të distancuara. Na mungoi edhe agresiviteti. Duhet të zgjohemi.

“Po, e thirra Matuidi dhe i thashë që ekipin e bëjnë edhe ata që janë jashtë. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm, pasi në fushë mund të ndodhë gjithçka. Kishte diçka që nuk shkonte edhe mes titullarëve. Duhet të jemi skuadër edhe në këto gjërat e vogla, që bëjnë diferencën”, - tha futbollisti i Juventusit.

Të fundit