Flash News

KRYESORE

Juventusi ka një plan, nuk heq dorë nga ylli i Milanit

Juventusi ka një plan, nuk heq dorë nga ylli i Milanit

Juventusi po e ndjek prej kohësh portierin e Milanit, Gigio Donnarumma. Bardhezinjtë e shohin si pasardhësin ideal të legjendës Buffon dhe mosha e tij garanton vite të tëra si titullar.

Juventusi në fakt e tentoi edhe në verën e vitit 2016, por nuk ia doli. Gjithsesi, interesi është rikthyer dhe kampionët e Italisë e kanë një plan.

Gazzetta dello Sport shkruan se Juventusi do të tentojë në merkaton e verës. Donnarumma ka edhe 19 muaj kontratë, pra vlera në treg rrjedhimisht i zbret, kështu që Juventusi mund të rregullonte bilancet e "Djallit" me blerjen e tij.

Drejtuesit e Juves po planifikojnë që t’i ofrojnë Milanit edhe një lojtar në shkëmbim, mundësisht mbrojtës qendre, aty ku Milani po vuan aktualisht. Mino Raiola nuk duket kundër.

Të fundit