Flash News

KRYESORE

Juventusi kryeson me Super CR7, City fiton në Premier League

Juventusi kryeson me Super CR7, City fiton në Premier League

Juventusi vazhdon të kryesojë në Serie A. Skuadra e Sarrit sot fitoi 2-1 ndaj SPAL-it. Golat e takimit u shënuan nga Cristiano Ronaldosdhe Aaron Ramsey.

Kjo transfertë ishte relativisht e vështirë për bardhezinjtë. Vendasit bënë qëndresë deri në minutën e 39-të, moment kur CR7 zhbllokoi ndeshjen. Kjo ishte ndeshja e 11-të radhazi në Serie A që ai gjen rrjetën, duke barazuar kështu Gabriel Batistutën dhe Fabio Qaugliarella-n. Dyfishimi erdhi në pjesën e dytë me mesfushorin Ramsey, i asistuar nga Dybala.

Ndërkohë, sot City fitoi 1-0 ndaj Leicester Cityt në Premier League duke konsoliduar vendin e dytë në Premier League. Golin e vetëm të takimit e shënoi Gabriel Jesus pas vetëm 3 minutash, kur u fut në lojë.

Të fundit