Flash News

KRYESORE

Juventusi merr lajme të mira nga infermieria!

Juventusi merr lajme të mira nga infermieria!

Qetësi për Juventusin. Mendohej se Miralem Pjanic ishte dëmtuar keq në musklin e këmbës së djathtë, por ka qenë një alarm i rremë dhe tifozët sot morën lajmin, menjëherë pas testeve mjekësore.

Mjekët e klubit bardhezi raportojnë se mesfushori boshnjak nuk ka dëmtim muskulor dhe Juventusi ka njoftuar zyrtarisht tifozët për këtë lajm të mirë.

Sipas asaj që thekson zyra për shtyp, Pjanic sot ka vazhduar stërvitjen e personalizuar në palestër dhe nesër do i bashkohet skuadrës. Këtë sezon ish-lojtari i Romës ka qenë shumë i rëndësishëm për Juventusin, sidomos me klasin e tij para mbrojtjes dhe me vetëbesimin që ka në goditje të lira.

Të fundit