Flash News

KRYESORE

Juventusi mposht Interin, merr talentin e Serisë A për 45 mln euro

Juventusi mposht Interin, merr talentin e Serisë A për 45 mln euro

Erling Haaland zgjodhi të luajë për Dortmundin dhe kjo e ka acaruar tejmase Juventusin. Sulmuesi norvegjez ishte shumë pranë kalimit te "Zonja e Vjetër", por nuk ndodhi, kështu që bardhezinjtë kanë siguruar shërbimet e një tjetër 19-vjeçari.

Sipas burimeve të Calciomercato.com, kampionët e Italisë do të transferojnë suedezin Dejan Kulusevskin. 19-vjeçari është lojtar i Atalantës, por këtë sezon është huazuar te Parma. Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 7 asiste në gjysmën e parë të sezonit.

Nëse Juventusi e arrin këtë synim në merkato, i bie që mposht Interin. Klubi zikaltër ka ofruar 35 milionë euro për kartonin e suedezit, por Juventusi ka ofruar 10 milionë euro më shumë në formë bonusesh. Djaloshi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe rroga e tij vjetore do të jetë 2 mln euro.

Të fundit