Flash News

KRYESORE

Juventusi përtokë, Superkupa është e Lazios për të pestën herë në histori

Juventusi përtokë, Superkupa është e Lazios për të

Superkupa e Italisë është e Lazios! Skuadra ku luan portieri Thomas Strakosha sonte shkëlqeu në finalen kundër Juventusit duke fituar 3-1, edhe pse në fushë kishin përballë yje si Ronaldo, Dybala dhe Higuain.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt nga Luis Alberto me një goditje të saktë, duke treguar që në minutat e para se Lazio donte fitoren. Për të gatuar këtë gol menduan Lulic dhe Immobile. Luis Alberto e meritonte këtë gol pas sezonit fantastik që po kalon.

Juventusi u përpoq të reagonte dhe mbajtja e topit fliste për të, por jo fundi i takimit. Edhe pse pjesa e parë u mbyll 1-1 pas golit të yllit Dybala, bardhezinjtë nuk ishin të qetë para porte. Vlen të përmendet një goditje e Ronaldos e ndalur nga portieri i kombëtares shqiptare, Strakosha.

Momenti më vendimtar i ndeshjes ishte ai i minutës së 73-të, kur Lulic shënoi një gol fantastik dhe riktheu Lazion në avantazh. Në minutat shtesë shënoi edhe Cataldi dhe rezultati shkoi në 3-1, fiks ashtu si në ndeshjen tjetër të fituar nga Lazio me Juventusin brenda muajit.

Për Lazion kjo është hera e pestë në histori që fiton Superkupën e Italisë.

Të fundit