Flash News

KRYESORE

Juventusi prenoton talentin e Serie A, ish-sulmuesi futet mik

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, ka folur për merkato e Serie A. Ai i ka sugjeruar talentit të Brescias Sandro Tonali të transferohet te Juventusi,pasi mendon se është lëvizja e duhur.

“Ai është një djalë i mirë, serioz. Po ashtu, është një talent i shkëlqyer. Unë do t'i sugjeroja menaxherit Paratici që ta marrë menjëherë Sandro. Me Tonali nuk bën kurrë gabim. Së pari, ai është një lojtar i datëlindjes 2000 dhe nuk duket aq i ri, kur luan. Ai është i ftohtë. Dhe mos mendoni se është e lehtë të luani me sytë (vizionin) e tij në çdo ndeshje.

"Nëse më kërkon një opinion për Juventusin? Unë do t'i thoja Sandros: Shko tani, mos u mendo dy herë! Sa i përket mënyrës sesi e kam provuar unë Juventusin, mund t’ia rekomandoja pa hezitim. Gjatë muajve të fundit, ai nuk më ka pyetur për asgjë dhe e kuptoj. Të gjithë flasin për të, por megjithatë Tonali arriti ta shijojë sezonin e parë në Serie A me qetësi”.

Të fundit