Flash News

KRYESORE

Juventusi spiunon shokun e Dermakut, Interi futet skiç për të

Juventusi spiunon shokun e Dermakut, Interi futet skiç për të

Juventusi ka nisur merkaton që tani, ndërsa po mendon dhe për të ardhmen. Ekipi kampion i Italisë afroi Matthijs de Ligt si një investim për Juventusin e ri. Emri tjetër që ka mbetur në fletoret e kampionëve është ai i Marash Kumbullës.

Shqiptari nuk është i vetmi 19-vjeçar që kërkohet, pasi "Zonja e Vjetër" po mendon dhe për afrimin e Dejan Kulusevskin. Futbollisti i Parmës u vëzhgua nga drejtori Fabio Paratici nga shkallët e stadiumit në ndeshjen Bologna-Parma dhe shënoi një gol mjaft të bukur.

Ai vlerësohet me 30 milionë euro. Interi po lufton me Juventusin për të bindur futbollistin. Situata është e ethshme me të gjithë "big"-ët që duan ta bindin.

Të fundit