Flash News

KRYESORE

Juventusi të shpërblen, sot u firmos rinovimi i radhës me një titullar

Juventusi të shpërblen, sot u firmos rinovimi i radhës me

Te Juventusi lojtarët shpërblehen, kur luajnë mirë. Kjo vlen për të gjithë. Sot e kishte radhën e vlerësimit portieri polak, Wojciech Szczesny, i cili ka rinovuar me “Zonjën e Vjetër” me tre sezone të tjera.

29-vjeçari ka qenë fantastik këtë sezon mes shtyllave bardhezi dhe është titullar në formacionin e trajnerit Sarri. Ai aktualisht vlerësohet 40 milionë euro nga Transfermarkt dhe është një nga asetet më të çmuar të kampionëve të Italisë..

Szczesny iu bashkua Juventusit në vitin 2017. Ai u ka kushtuar 14 mln euro italianëve, të cilët janë 100% të bindur se ia kanë vlejtur. Tek Arsenali ai nuk ka shkëlqyer, por në Torino po bind me pjekurinë e tij.

Të fundit