Flash News

KRYESORE

Ka baba turk, por djali i Almedës flet shqip

Ish-Missi Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman, u bënë prindër të një djali në maj të vitit 2019.

Bukuroshja shqipatre solli në jetë Efehanin, i cili duket se ua ka ndryshuar jetën çiftit.

Së fundmi, Almeda ka vendosur që të realizojë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, duke iu kthyer përgjigje në “Instastory”.

Mes pyetjeve të shumta ishte dhe ajo nëse Efehani di ndonjë fjalë shqip, teksa Almeda e ka pohuar një gjë të tillë.

Ajo ka treguar se djali di të thotë fjalën “nona” për gjyshen e tij.

“Po, nonaaa, kështu e thërret mamin tim”, shkruan Almeda.

Kujtojmë se Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayışman, janë ndër çiftet më të komentuar, ku së fundi, mediat turke kanë shkruar për një dhuratë luksoze që aktori i ka bërë bukuroshes shqiptare. “Një blerje të fuqishme” e quajnë mediat makinën e shtrenjtë që Tolga i ka bërë bashkëshortes së tij.

Të fundit